Nokia krejt çka i kishte vendosi ti luaj në një letër – në Windows Phone. Planin e dytë, në rast se ky nuk funksionon, Finlandezët nuk e kanë fare.
Më saktë, nënpresidenti i kompanisë Victor Saejis tha për një gazetë suedeze se plani B është që të ketë sukses plani A. Gjithashtu, ai u shpreh i kënaqur me rezultatet e deritashme, e mbi një milion Windows Phone pajisje të shitura brenda tregut mjaftë të kufizuar e konsideron fillim të mirë. Smartphonët e tyre Lumia ia sollën vëmendjen aq shumë të nevojitur për platformën e Microsoftit, e në disa tregje, për shembull në Suedi dhe Finlandë, ata janë ndër pajisjet më të shitura.
Nënpresidenti vazhdoi duke thënë se, për ndryshim nga politika e mëhershme, vëmendje dukshëm më të madhe po ia kushtojnë tregut amerikan. Ai mendon se, për të pasur sukses në nivel global, më së pari duhet të arrijnë sukses në SHBA.

No comments:
Post a Comment