Wednesday, February 8, 2012

Teknologji - Motorola Motoluxe “zbarkon” në Evropë gjatë muajit



Motorola Motoluxe është paralajmëruar para disa kohësh, dhe thuhej se do të vijë në Evropë kah fundi i muajit shkurt, ose në fillim të muajit mars.
Ndërsa, tani Motorola e ka konfirmuar lajmin në të cilin thuhet se ky model i telefonit do të vijë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij muaji.
Motorola Motoluxe posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, kamerë të pasme me 8 mega-piksel, si dhe atë të përparme VGA e cila përdoret për video-komunikim.
Gjithashtu, Motorola Motoluxe posedon edhe baterinë me 1,400mAh, ndërsa bazohet në versionin e parafundit të Android, Android 2.3 Gingerbread.

No comments:

Post a Comment