Të gjithë ata që kanë ëndërruar për Nokia me Android mund të ndodhë që ëndrrat të ju realizohen, së paku jozyrtarisht. Orvatjet për aktivizimin e Androidit në N9 janë duke dhënë rezultatet e para.
Lajmin për këtë e ka publikuar Alexey Rolaykov, përndryshe anëtarë i ekipit NITDroid, e projekti është i bazuar në punën e mëhershme të portimin të Androidit në Nokia N900. Në Nokia N9 është mundësuar dual boot në mes të MeeGo dhe Androidit, në të cilin qasja bëhet në kohën e ngritjes së sistemit me përdorimin e tasteve për rregullimin e zërit.
Rezultatet e projektit për momentin nuk janë në dispozicion për publikun, e as hapat të cilat duhet ndërmarrë për të bërë mbindërtimin e N9 në Android 4.0. /

No comments:
Post a Comment