Sipas të dhënave të shtëpisë analitike NPD, shitja e kompjuterëve ende sjell më së shumti të hyra në botën e elektronikës konsumuese. Në tregun amerikan vitin e kaluar prej të gjitha të hyrave 19.3% vinin nga shitja e kompjuterëve.
Të hyrat totale në këtë treg ishin 144 miliard dollarë, e në këtë shifër dektopët klasik dhe portativët morrën pjesë me 28 miliard dollarë. Prapëseprapë, shitja e kompjuterëve dhe televizorëve gjatë vitit të kaluar ishte paksa më e dobët se një vit më herët dhe besohet se kjo është kështu për shkak të rritjes së popullaritetit të smartphonëve dhe në veçanti tabletëve. Tabletët, në kombinim me e-lexuesit, ishin përgjegjës për 10.7% të të hyrave, e pjesëmarrja e tyre në të hyra në krahasim me vitin e kaluar është dyfishuar.
Në mesin e pesë prodhuesve udhëheqës të elektronikës në SHBA vetëm Apple shënoi rritje të të hyrave dhe atë për 36%. Të gjithë të tjerët, HP, Samsung, Sony dhe Dell, shënuan rritje të shitjeve.

No comments:
Post a Comment