Saturday, February 18, 2012
Sport - Inter ne krize totale
Ajo qe nuk pritej me, perseri ndodhi, perseri ne "San Siro", perseri nga nje skuader e nje niveli te ulet ne krahasim me Inter. Behet fjale per ndeshjen e luajtur mbreme ne stadiumin "San Siro" ku skuadra e drejtuar nga Ranieri ka pesuar disfaten e trete rradhazi, kete here nga Bologna.
Nje Inter qe ishte pa asnje lidhje ne fushe, mbrojte e hardallosur, mesfushe pa perqendrim dhe sulm pa force... Kjo eshte ajo cka u pa ne kete ndeshje. Skuadra mike e Bolognes shfrytezoi me se miri gabimet e lojtareve vendas duke shenuar 3 here ne porten e Julio Cesar. Te vetmit qe derdhen lot ne fushe ishin: Kapiten Zanetti dhe Julio Cesar... Kur skuadra zikalter pesoi golin e trete, tifozet ne shkallet e stadiumit kenduan emrin e "JOSE MOURINHO-s"
Tani mbetet per te pare nese Claudio Ranieri do e mbylle kete sezon deri ne fund apo jo...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment