Monday, February 6, 2012

Skype për WP7 në MWC?



Siç ka marrë vesh The Verge, Skype për Windows Phone 7 është në fazën finale të testimit, e lansimi pritet të ndodhë shumë shpejtë. Disa burime konfirmuan se të punësuarit e Microsoftit aplikacionin qysh tani mund ta shkarkojnë nga Windows Phone Marketplace.
Dukja e aplikacionit, kuptohet, do të pasoj shabllonin e ndërfaqes moderne Metro. Por, për momentin pritet “vetëm” aplikacioni, për ndryshim nga shkalla e gjerë e integrimit me SO gjë në të cilën jemi mësuar ta shohim tek Windows Phone 7.
Nga kompania patën paralajmëruar paraqitjen e Skype për platformën e vet mobile edhe për fundin e vitit të kaluar. Por, sipas burimeve të afërta me Microsoftin, koha e paraqitjes do të jetë panairi Mobile World Congress që pritet të mbahet në fund të muajit shkurt, por data e saktë ende mund të ndryshoj varësisht nga rezultatet e testimit intern.
Microsoft bleu Skype vitin e kaluar për tetë miliard e gjysmë dollarë. Aplikacioni ka kohë që është në dispozicion për pjesën më të madhe të platformave konkurrente. 

No comments:

Post a Comment