Monday, February 6, 2012

Motorola shpreson të rrjep Apple për 2 miliard dollarë



Të premtën në Gjermani nga shitja u tërhoqën iPhone 4 dhe 3GS për shkak të një vendimi të gjykatës, por ata prapëseprapë u kthyen në shitje të njëjtën dit. Arsye për këtë incident ishte se Motorola pati paditur Apple dhe gjykata urdhëroi ndalesën e shitjes.
Assesi nuk bëhet fjalë për një padi të pavlerë për Apple. Motorola në padi kërkon madje 2.25% nga shitja e të gjithë iPhonëve deri tani, duke përfshirë edhe iPhone 4, që është rreth 2 miliard dollarë amerikan. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndonjë patentë të caktuar ose me pakon e Motorolas në lidhje me standardet.
Apple nuk do të ia paguaj Motorolas (të gjitha) paratë, por do të luftoj kundër padisë, ndërsa tani janë duke u munduar të kuptojnë se sa para u kërkoi Motorola Nokias, HTC-së, LG-së dhe Sony-Ericssonit. 

No comments:

Post a Comment