Friday, February 24, 2012

Mobile - Box jep 50GB falas për përdoruesit e Android

Box ka njoftuar se për muajin e ardhshëm, çdokush që krijon një llogari të re në Box do të merr edhe 50GB hapësirë të lirë, ndërsa oferta e Box vlen vetëm për përdoruesit e platformës Android.
Për tu kualifikuar për hapësirë të lirë në memorien e Box, gjithcka që duhet të bëni është të shkarkoni aplikacionin pa pagesë të Box në Android Market.
Me ofertën e re nga Box, përdoruesit e Android do të fitojnë hapësirë të mjaftueshme për t’i ruajtur të gjithë fajllat e tyre të telefonit në një memorie të jashtme.
Më shumë informata mund të gjenden në faqen zyrtare të Box ose në aplikacionin e saj zyrtar në Android.

No comments:

Post a Comment