Sunday, February 5, 2012

Kuriozitet - Shet Kompaninë, Ndan Paratë Me Punëtorët


Pronari i një kompanie autobuzësh në Australi u shndërrua në një kryelajm të ditës, pasi vendosi të ndante fitimet e realizuara nga shitja e kompanisë me punëtorët e tij.
Siç raportuan mediat australiane, Ken Grenda u shpërndau punonjësve një shpërblim të përgjithshëm prej 13 milion eurosh, me bonuset që variuan nga 6 mijë euro për më të rinjtë, deri në 80 mijë euro për punonjësit më besnikë.
66-vjeçari, pronar i kompanisë me qendër në Melburn, vendosi të dilte në “pension” dhe shiti kompaninë tek një rival në treg për 400 milion dollarë australianë, rreth 320 milionë euro.
”Disa persona kanë punuar prej 40 vitesh në kompaninë time dhe kanë patur një rol kyç në zgjerimin e saj. Kjo ishte më e pakta që mund të bëja”, u shpreh Grenda në media. ”Një biznes mund të ecë mirë vetëm nëse njerëzit e tij janë fantastikë”.

No comments:

Post a Comment