Saturday, February 18, 2012

Kuriozitet - I dini te gjitha per seksin? Ndoshta, keto ende s’i keni marre vesh...



Ja disa kuriozitete qe mund t’ju interesojnë e që kanë lidhje me marrëdhëniet intime, për të qenë sa më të qetë nëpër raporte


*Penisi mund te thyhet
Penisi nuk ka kocka, por mund të thyhet. Gjithçka konsiston në një plagë të njohur si “fraktura e penisit” dhe konsiston në thyrjen e papritur të membranës trupore kavernoze, si rrjedhojë e një "goditjeje" të dhunshme gjatë ereksionit. Mjafton pak ushtrim fuqie dhe penisi mund të pësojë “këputje”. Sigurisht, për këtë do të duhej edhe pak seks akrobatik...

*Femrat mund të “nuhasin” pakompaktueshmërinë gjenetike
Hormonet te femrat luajnë rolin e “kambanave të alarmit” të afta për të sinjalizuar një grua mbi lidhjen kimike, që mund të realizohet me një partner. Kjo shpjegohet përmes kompleksit të pajtueshmërisë, një grup genesh polimorfikë (rreth 30 të tillë), të lokalizuar në kromozomin 6. Një studim i kryer nga Claus Wedekind i Universitetit të Bernës ka treguar se femrat, të cilave u ishte kërkuar të nuhasnin bluzat e veshura nga disa të panjohur dhe të zgjidhnin një, atëherë merrnin gjithmonë atë me kompleksin më të madh të pajtueshmërisë

*Kontraceptivët ngatërrojnë femrat në zgjedhjen e partnerit
Përderisa hormonet “vallëzojnë” me marrjen e kontraceptivëve, atëherë në këtë rast, femrat e kanë më të vështirë të pikasin një mashkull, me të cilin të kenë një fëmijë

*Meshkujt e shendoshe qendrojne ne shtrat me gjate
Obeziteti ndikon në jetën seksuale të një individi, përderisa një nga pasojat kryesore është disfunksioni erektiv. E megjithatë, shtimi i peshës bën që mashkulli të ketë një orgazëm më të ngadaltë dhe një raport që zgjat mesatarisht pesë minuta më shumë në krahasim me një më normal. Këtë e dëshmon një studim i publikuar në vitin 2010 në gazetën ndërkombëtare të impotencës.

*Kriza e vitit të shtatë nuk është një mit
Në vitin 2009, sipas "Census Bureau" në SHBA, zgjatja mesatare e martesave ishte 7.9 vjet

*Shmangie e tentacioneve
Meshkujt e femrat mundohen të shmangin tradhtinë. Siç tregohet nga një studim i psikologut Jon Maner, meshkujt beqarë dhe heteroseksualë zgjidhnin në bazë të fotografive të shfaqura nga ekspertët, vajzat më tërheqëse. Ndërsa të fejuarit shmangnin të zgjidhnin fytyrat më të bukura e provokuese, duke synuar më shumë te ato “mesataret”.

*Masturbimi nis që në mitër
Pikërisht, kjo ndodh. Bebja, para se të dalë në dritë, në barkun e së ëmës nis të ngacmojë organin e tij

*Balerniat në ovulacion bëjnë më shumë para
Një kërkim i Universitetit të Neë Mexicos ka treguar se bakshishi i balerinave gjatë periudhës së ovulacionit arrinte 70 dollarët në orë, kundrejt 50 të balerinave të “paovuluara”, apo në “fund të muajit”. Me shumë mundësi, çdo gjë vjen si rrjedhojë e faktit që mashkulli, në mënyrë të pavetëdijshme, është i prirur të nuhasë për të gjetur një femër që mund t’i garantojë pasardhës...

*Clitori është më i madh nga sa mendohet
Mendoni një ajsberg. Ashtu është klitori, diçka më shumë sesa një grumbull i thjeshtë nervash. Në vitin 2009, një grup shkencëtarësh ka propozuar hartën e parë 3D të një klitori, falë një ekografie, duke zbuluar se ka shumë më tepër nga sa mendohet.
*Po nëse seksi iu sëmur?

Atëherë duhet të shkoni te mjeku e të merrni injeksione të farës tuaj. Keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për sindromën post-orgazëm, më saktë ajo patologji me efekte negative që vjen pas bërjes dashuri? Temperaturë, lodhje, djegie në sy. Pason gjithmonë ejakulacionin dhe mund të zgjasë një javë. Si kurohet? Studime të realizuara nga kërkuesit e Universitetit të Utrehtit tregojnë se për ata që vuajnë nga kjo, faktikisht ndodh vetëm sepse janë alergjikë ndaj farës së tyre. Injeksioni në lëkurë i vetë "thesarit" të tyre, në tre vite zvogëlon simptomat e kësaj patologjie.

No comments:

Post a Comment