Thursday, February 9, 2012

Kuriozitet - Familja më e madhe në Amerikë ka 19 fëmijë

Familja me më së shumti anëtarë në SHBA u shtua edhe më, pasi Kelly Bates nga Tennessee lindi fëmijën e 19-të. Anëtari më i ri i familjes Bates është vogëlushi Jeb Colton, ndërsa nëna Kelly (45 vjeçare) thotë se emri i tij do të thotë “mik i Zotit”.
“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur. Po ashtu falënderojmë familjen dhe miqtë për të gjitha lutjet e tyre dhe mbështetjen që na kanë dhënë”, shkroi Kelly në blogun familjar.
Batesat janë në garë për familjen me më shumë anëtarë në Amerikë me një tjetër familje – atë Duggars, të cilët po ashtu kanë nëntëmbëdhjetë fëmijë.


Emrat e të gjithë Bateave janë: Zach, Michaella, Erin, Lawson, Nathan, Alyssa, Tori, Trace, Carlin, Josie, Katie, Jackson, Warden, Isaiah, Addallee, Ellie, Callie, Judson dhe Jeb. Më i vjetri është Zach i cili është 22 vjeçar, ndërsa më i riu është Jeb, i cili lindi para dy ditësh.
Shtëpia e familjes Bates ka pesë lavatriçe dhe tri tharëse rrobash, ndërsa posedojnë dy furgonë në rast se vendosin të udhëtojnë bashkë


No comments:

Post a Comment