Saturday, February 18, 2012

Humor - Deputeti Ylli këndon këngë kineze në Parlament (VIDEO)



Salla e Kuvendit është pushtuar nga të qeshurat gjatë ditës së enjte kur deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli ka ironizuar kryeministrin Berisha duke kënduar një këngë në gjuhën kineze. Kënga e kënduar prej tij i ishte kushtuar Mao Ce Dunit. 


Ndërkohë që deputeti tjetër i kësaj force politike Saimir Tahiri është shprehur se këtë gjuhë e kupton vetëm Eduard Halimi. 

“Përveç Eduard Halimit që besoj e kupton kinezçen, për ju të tjerët që nuk e keni filluar akoma të mësoni, por pas urdhrit të kryeministrit do t’i vërsuleni kinezçes”. /albeu.com/ 

Dëgjoni Fidel Yllin duke kënduar këngën kineze për Mao Ce Dunin 




No comments:

Post a Comment