Sunday, February 5, 2012
Gabimi qe i ka kushtuar 400 mln dollare
Facebook pritet që të vlerësohet si kompani me vlerë 100 miliard dollar dhe askush më shumë se Mark Zuckerbeg nuk do të gëzohet për këtë gjë. Kjo sepse Joe Green ish shoku i tij refuzojë të bëhej pjesë për krijimin e “The Facebook” duke zgjedhur të vazhdojë studimet në Harvard.
Ky vendim i ka kushtuar atij 400 milion dollarë. Ai sot drejton një faqe për bamirësi e quajtur Causes, e cila bashkëpunon edhe me Facebook. “Babai im, i cili është një profesor nuk ishte i guxuar të që unë të hiqja dorë nga shkolla”, shprehet Green.
Ai mbarojë studimet dhe në vitin 2004 ishte pjesë e fushatës së John Kerry që garonte për president në SHBA. Ai ka ndihmuar Zuckerberg për krijimin e faqes, të cilën në ditët e para e quajtën “FaceMash”.
Tani që Facebook pritet të dalë në burs, vlera e tij mund të arrij në 100 miliard dollarë, gjë e cila do të rris edhe më shumë pasurinë prej 17.5 miliard të Zuckerberg.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment