Saturday, February 18, 2012

Design - Logo i ri i Windowsit



Sam Moreau në Windows Team Blog të premten edhe zyrtarisht publikoi se Microsoft edhe një herë do të ndërroj imixhin, respektivisht ikonën e produktit më të rëndësishëm. Windows 8 logo kështu edhe një herë do të na rikujtoj dritaren, në vend të flamurit me katrorë.
Logo i ri i cili është një dritare e stilizuar, me vija të rrepta dhe të thjeshta, dhe i cili njëkohësisht i përshtatet filozofisë së re Metro të produkteve të Microsoftit.
Logon e re të Windowsit e ka dizajnuar agjencia Pentagram, respektivisht Paula Scher, e cila nuk e kishte të qartë përse logo i Windowsit ishte flamur. Sam sqaron se logo i ri është një rezultat logjik i zhvillimit të logos nëpër vite, por edhe të vet sistemit operativ Windows dhe teknologjisë. Edhe pse zhvillimi i logos tregon pasurinë e zhvillimit të teknologjisë, ngjyrave dhe efekteve, Windows po i kthehet rrënjëve dhe nga flamuri edhe një herë bëhet dritare.
Logo i Windows 8 tani është një dritare Metro. Modern dhe klasik njëkohësisht, me vija të qarta dhe të fuqishme, e prapë të rrafshëta pa ndonjë imitim të tepruar të materialeve ose efekteve. Edhe pse i thjeshtë, vetë Sam Moreau thotë se logo i Windows 8 ka edhe perspektivë dinamike. Dhe derisa Moreau është i ngazëllyer, shumë njerëz në ikonën e re e shohin një logo monoton njëngjyrësh



No comments:

Post a Comment