Faqet në Facebook të markave dhe kompanive të ndryshme në facebook nga ky muaj do të transformohen në Timeline profile ngjajshëm sikur profilet e përdoruesve të thjeshtë.
Një nga personat përgjegjës për marketing në Facebook, David Fisher, deklaroi se Timeline profilet për markat dhe kompanitë do të jetë në përputhje me paraqitjen e profileve Timeline të përdoruesve, por nuk do të jenë kopje e tyre.
Tabet dhe aplikacionet e faqeve në Facebook me Timeline do të paraqiten në kuti, ngjajshëm siç ishin paraqitur aplikacionet e Spotify dhe Pinterest në profilet e përdoruesve. Timeline forma gjithashtu do t’ju mundësoj kompanive të vendosin data të rëndësishme nga historia e tyre, dhe jo vetëm datën kur janë lidhur me rrjetin social Facebook.


No comments:
Post a Comment