Saturday, January 21, 2012
Me date 23 Janar, pa FACEBOOK, GOOGLE, TWITTER...
Data 23 janar 2012, do të mbetet në historinë e komunikimeve të rrjeteve shoqërore të internetit, pasi 10 site të rëndësishme ku mes tyre edhe Facebook, Twitter dhe Google, do të ndërpresin transmetimet e tyre online për 24 orë ne shenje proteste...
Lajmi i bërë me dije nga mediat e huaja, sqaron se kjo gjë do të ndodhë në shenjë proteste të tyre ndaj miratimit të të ashtuquajturës “SOPA”, e cila do të vihet në zbatim në datën 24 janar.
Ky ligj nënkupton dhënien fund të piraterisë informatike globale, duke dhënë mundësinë e monitorimit të aktiviteteve në internet, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në shumë vende të tjera të botës. E pikërisht, për shkak të vendosjes së një ligji të tillë, rrjete si Facebook, apo Twitter, rrezikojnë mbylljen e tyre.
Pra me date 23 asnje komunikim elektronik nuk do te transmetohet...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment