Fjalëkalimet e vjedhura hakerët mund ti përdoin për tu qasur në llogaritë e shfrytëzuesve dhe shërbimet siç janë e-maili dhe rrjetat e korporatave.
Është paraqitur një kërcënimi i ri për shfrytëzuesit e rrjetit më të popullarizuar shoqëror në botë – nëpër rrjetë është shpërndarë krimbi Ramnit i cili vjedh fjalëkalimet e shfrytëzuesve dhe deri tani ka vjedhur më shumë se 45 mijë fjalëkalime, publikuan nga kompania e sigurisë Seculert.
Duke përdorur të dhënat e vjedhura hakerët me lehtësi mund të kyçen në llogaritë e shfrytëzuesve në Facebook të cilëve u kanë vjedhur fjalëkalimet dhe pastaj miqve të tyre në këtë rrjet shoqërorë do të ju dërgoj lidhje malinje, e ekziston mundësia edhe që të kyçen edhe në rrjetat e korporatave.
Me dërgimin e lidhjeve tek shfrytëzuesit tjerë, Ramnit do të zgjëroj edhe më tej numrin e shfrytëzuesve të infektuar në Facebook i cili do të jetë gjithnjë e më i madh. Ky krimb fillimisht është zbuluar në maj të vitit 2010 e hakerët e shfrytëzonin për vjedhjen e të dhënave private dhe qasjen në rrjetat e institucioneve financiare dhe disa rrjeta të korporatave, e varianti i ri i tij sulmon shfrytëzuesit e Facebookut e nga ai më së shumti janë goditur shfrytëzuesit në Britani të Madhe dhe Francë.
E veçanta e kësaj situate është, tërheqin vërejtjen në Seculert, se shumë shfrytëzues përdorin fjalëkalimet e njëjta për llogaritë e ndryshime dhe për shërbimet e ndryshme kështu që për shumë shfrytëzues fjalëkalimi për Facebookun është i njëjtë me fjalëkalimin për qasjen në e-mail, rrjetat e korporatave dhe shërbimet tjera kështu që këto të dhëna mund të shfrytëzohen për mashtrimet tjera dhe grumbullimin e informatave të ndjeshme dhe private.
Në Facebook prapëseprapë nuk janë të brengosur për Ramnitin – gazetarëve të Huffington Postit i kanë thënë se e dinë për këtë problem qe një javë dhe se “kanë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e këtij krimbi”.
Shfrytëzuesve të rrjetit të vet shoqëror ua kanë tërhequr vërejtjen që të mos klikojnë mbi lidhjet e çuditshme të cilat miqtë mund të ndodhë të ju vendosin në mur dhe të ju lajmërojnë menjëherë posa të vërejnë aktivitet të çuditshëm në rrjetë.

ueeeeeee pz ca jan kta kshu re
ReplyDelete