Ky udhëzues punon 100% për Windows 7. Mjafton te keni nje kompjuter me windows 7, nje file .iso te windowsit ose nje disk nese PC ku do te punoni ka DVD Rom dhe nje usb qe eshte mire te jete 8 GB pasi ne te shumten e rasteve windows 7 eshte afersisht 4.3 GB.
1. Vendosni USB ne nje nga portat e PC dhe sigurohuni te mos keni ndonje dokument qe ju duhet brenda, sepse USB do te formatohet
2. Shkoni tek Start menu -> All programs -> Accessories, klikoni me te djathten e mausit ne Command Prompt dhe klikoni "Run as administrator".
3. Pasi ta keni hapur shkruani "DISKPART" (pa thonjezat)
4. Me pas shkruani "LIST DISK". Pastaj duke pare nga memoria qe kane disqet mund ta dalloni lehte se kush eshte USB, ne foton meposhte p.sh eshte Disk 1.
Me pas vazhdojme me komandat:
►SELECT DISK 1 (1 sepse kam si USB disk 1, nr mund te ndryshoje per USB-ne tuaj)
►CLEAN
►CREATE PARTITION PRIMARY
►SELECT PARTITION 1
►ACTIVE
►FORMAT FS=NTFS (Formatimi do pak kohe te mbaroje)
►ASSIGN
►EXIT
Mos e mbyllni "Command Promt", sepse do na duhet serish, por vetem minimizojeni.
5. Tani beni mount ose vendosni DVD e windowsit ne PC tuaj dhe shikoni shkronjen qe ajo ka mare p.sh "D" (mund ta shikoni tek my computer). Gjithashtu shikoni edhe shkronjen e USB p.sh "H"
6. Ne kete moment maximizoni perseri Commant Promt dhe shkruajme komandat:
D: CD BOOT (ku D eshte shkronja qe ka DVD ose Virtual drive ku eshte bere mount .iso file i windowsit).
Me pas shkruani CD BOOT dhe shtypni enter.
7. Shkruani komanden e meposhtme per te aplikuar ne USB Bootmgr.
BOOTSECT.EXE /NT60 H: (ku H eshte shkronja qe ka mare USB juaj)
8. Mbyllni te gjitha dritaret e hapura dhe beni explore diskun ose diskun virtual ku keni bere mount .iso file e windowsit dhe kopjoni te gjitha filet brenda USB tuaj.
9. Pasi kopjimi i fileve te kete perfunduar tashme USB-ja juaj eshte gati per te formatuar kompjuterin. Ne momentin qe do e formatoni PC vendosni kete USB dhe kur ta ristartoni hyni ne bios dhe percaktoni si prioritar USB driven.




No comments:
Post a Comment