Tuesday, December 13, 2011

Anonymous thote se ka thyer sistemin e sigurise se Nato-s!


Anonymous eshte duke pretenduar qe ka hackuar sistemin e sigurise se NATO dhe ka marre  dokumentet e kufizuar qe mbahet nga organizata botërore.
"Po, NATO u thye. Dhe ne kemi shume materiale te ndaluar.Me disa injeksione te thjeshta.Ne ditet ne vazhdim prisni per te dhena interesante :),"tha Anonymous nepermjet accountit te Twitter rreth ores 5 te mengjesit sot.
Si "provë" për të mbështetur pretendimet e tyre, grupi hacktivist postoi dy PDF dhe tha se jane marre nga NATO.
Nje dokument u postua ne sitin PDFCast por u hoq. Dokumenti tjeter qe u publikua në PDF Host.net eshte titulluar  

"NATO-RESTRICTED. Outsourcing-Balkan-CIS.[MCM-0167-2007 (09 Jan 08) - Oursourcing of Balkans CIS Support].pdf," dhe tani eshte akoma i aksesueshem.
Pertej ketyre dy dokumenteve, Anonymous pretendoi se ishte ne gjendje te merrte akoma me shume, edhe pse grupi tha se do ta mbaje shumicen e materialeve te papublikuar.
"Ne kemi ulur në rreth nje Gigabajt te dhenash nga NATO tani, shumicen e te cilave ne nuk mund ti publikojme pasi kjo do te ishte e papergjegjshme. Por  NATO.....,"Lajmeroi grupi ne nje tjeter Tweet.
Një zëdhënës i NATO-s i tha Telegraph se organizata është duke hetuar per pretendimet e Anonymous.
Veprimi i raportuar kunder NATO-s nga Anonymous
ndjek një kërcënim të lëshuar nga grupi heret ne Qershor duke paralajmeruar organizaten mos ta sfidoje.
Në paralajmërimin e tij, Anonymous po i përgjigjej një raporti të lëshuar në maj nga Zoti Joplin, raportuesi i përgjithshëm i NATO-s, në të cilën ai paralajmëroi vendeve anëtare të kene kujdes nga kercenimet në rritje të "hacktivism", ose kryerjen e sulmeve nga hakerët për qëllime politike. Raporti ne vetvete i ishte drejtuar Anonymous mbi sulmet kibernetike kunder MasterCard, Visa, Paypal, Amazon, si dhe shume kompanive te tjera.

No comments:

Post a Comment