Rrjeti social më popullor në botë, Facebook, po punon për të nxjerr në treg një telefon të vetin. Kompania për këtë realizimi po bashkëpunon me kompaninë për prodhimin e telefonave HTC.
Si Facebook ashtu edhe HTC kanë mohuar një gjë të tillë por gazeta britanike “The Telegraph” raporton se telefoni tashmë ka edhe emër pasi quhet “Buffy”.Ky telefon do të ketë si sistem operimi Google Android dhe do të pasqyroi ndërtimin e Kindle Fire prodhuar nga Amazon.
Kjo pritet të jetë një “lëvizje” e zgjuar e Facebook pasi rrjeti numëron aktualisht 350 milion përdorues nëpërmjet telefonit.
Deri tani në treg kanë dalë telefona që kanë një buton të dedikuar për Facebook por asnjë telefon nuk ka dalë posaçërisht për përdorimin e rrjetit social.
Telefoni pritet të jetë në treg pas 18 muajsh.

No comments:
Post a Comment