Tuesday, November 22, 2011

Samsung prezanton Series 5 Chromebook



Samsung ka lansuar edhe një version të ri të laptopit Series 5 Chromebook, ndërsa ky version do të jetë vetëm me rrjet WiFi dhe i njëjti do të kushtojë 349 dollarë.

Megjithatë, Series 5 Chromebook do të vijë në treg me versionin e fundit të sistemit operativ të Google, Chrome OS, i cili përmban disa përmirësime të vogla.
Samsung Series 5 WiFi Chromebook posedon ekran të ndjeshëm LCD me 12.1 inç, me rezolucion 1280 x 800 piksel, si dhe procesorin me dy bërthama të Intel Atom, disa porte për USB dhe kartelë SD.
Samsung WiFi Series 5 Chomebook është në dispozicion në tregun e SHBA’ve për një çmim prej 349 dollarëve. /

No comments:

Post a Comment