Sipas fjalëve të CEO-së së Nvidias, tabletët së shpejti pritet të lirohen. Kjo deklaratë në veçanti ka të bëjë me pajisjet me SoC-në katërbërthamësh Tegra 3 të Nvidias.
Rënia më e ndjeshme e çmimeve do të hetohet “pas disa çerekëve”, thonë nga Nvidia, e tabletët më të avancuar do të shiten me çmim prej 300 dollarë. Pajisjet e para me gjeneratën e mëhershme të çipave të Nvidias janë shitur edhe deri në 800 dollarë, për shembull Xoom i Motorolas, por çmimet ishin ulur pasi kaluan disa javë.
Transformer Prime nga Asus është një nga pajisjet e rralla, për momentin, që përdorin Tegra 3. Ky tablet, i cili në kombinim me tastierë merr vetitë e një kompjuteri portativ, në tregun amerikan do të shitet me çmimin e preferuar prej 500 dollarë.

No comments:
Post a Comment