Wednesday, November 23, 2011

Instalim më i thjeshtë i Windows 8


Në Microsoft besojnë se një nga arsyet e hezitimit gjatë mbindërtimit të Windowsit është procesi i komplikuar i instalimit të OS. Në këtë kompani për shkak të kësaj kanë vendosur që të lehtësojnë instalimin e Windows 8.
Shfrytëzuesit jo me aq shumë përvojë mbindërtimin e OS do të mund ta nisin me klikim të thjeshtë në fajllin .exe. Shfrytëzuesit e avancuar ende do të mund të bëjnë boot nga mediumi DVD ose USB memoria me cilën gjë gjatë do të marrin më shumë opsione gjatë instalimit. Numri i ekraneve për futjen e informatave është zvogëluar, e në procesin e instalimit është integruar Upgrade Advisor dhe Easy Transfer. Gjithashtu, OS do të jetë i optimizuar për distribucion përmes Internetit, kështu që më nuk do të ketë nevojë për mediumet fizike. Natyrisht, ata të cilët dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë, versionin e ri të Windowsit do të kenë mundësi ta blejnë në DVD. 

No comments:

Post a Comment