Tuesday, November 22, 2011

Apple ne vend te pare edhe per PC


Apple nuk ndalet në korrjen e sukseseve. Pasi u bë kompania më e vlefshme në botë, së shpejti do të bëhet dhe kompania e parë sa i takon tregut të kompjuterëve – raporton revista “Pc World Magazine”.

Apple shpreson që në mesin e vitit 2012 të bëhet kompania numër 1 sa i takon kompjuterëve. Ajo pritet të kaloi në këtë garë kompaninë HP. Për vitin 2011, Apple ka 15% të tregut të kompjuterëve dhe me daljen në treg të iPad-it të ri pritet të risë fitimet. Ndërsa HP aktualisht zotëron 16% të tregut të kompjuterëve.
Vitet e fundit Apple ka rritur ndjeshëm shitjet teknologjike ku nga 9% që kishte më parë tani ka rreth 15%. 11% e fitimeve vijnë vetëm nga teknologjia e kompjuterëve tabletë. Për vitin 2011 përllogaritet se janë shitur 415 milion kompjuterë.

No comments:

Post a Comment